Site icon Telegrafi

Forcat ruse dhe siriane pastrojnë Palmiran nga minat

Forcat qeveritare siriane prej disa javësh kanë marrë në kontroll qytetin antik të Palmirës nga duart e ekstremistëve.

Ushtarët rusë dhe sirianë kanë pastruar qytetin nga minat dhe bombat nëntokësore dhe aktivistët kanë rinisur punën për ta bërë sërish qytetin të jetueshëm, duke e restauruar atë.

Sipas eksploratorëve rus, nga qyteti i vjetër i Palmirës, janë hequr më shumë se 17 pajisje eksplozive nga datat 2-21 prill, duke theksuar se sërish qyteti nuk është 100 për qind i sigurt.

“Kemi pastruar 234 hektarë tokë dhe 10 godina e ndërtesa historike, kemi çaktivizuar 2991 eksplozivë dhe pajisje eksplozive nga Palmira”, tha Yuri Mikhailovich, kreu i ekipit rus të pastrimit të tokës nga minat.

Ekspertët rusë thanë se ekstremistët kanë përdorur mina dhe eksplozivë të dhjetëra llojeve dhe për ta ka qenë shumë e vështirë zbulimi i të gjithave sepse disa lëndë shpërthyese për shembull janë krijuar edhe me dru dhe është e vështirë zbulimi me detektor metalikë. Për këtë ata kanë përdorur edhe qentë anti eksplozivë dhe robotë.

Ndërkohë, për t’i rihapur dyert e qytetit antik, artistët rusë kanë ofruar edhe një koncert për të përshëndetur lirimin e Palmirës. Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një mesazh personal, me urime në ditën e koncertit.

Në mesazhin e tij, shefi i Kremlinit thotë se njerëzit duhet konsiderojnë mposhtjen e terroristëve si një fitore për mbarë racën njerëzore duke theksuar apelin për zero tolerancë ndaj terrorizmit.
Ndërkaq Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim,Shkencë dhe Kulturë ka dërguar ekipet e saj në Palmira për të inspektuar të gjitha dëmet që i janë bërë qytetit antik.

“Palmira është një qytet i rëndësishëm përgjatë rrugës antike të qumështit. Është një linjë historike dhe kulturore mbi 1 mijë vjeçare dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në shkëmbimin lindje-perëndim. Është shumë e dhimbshme të shohësh mënyrën sesi është shkatërruar ky qytet. Kina ka luajtur një rol të madh në mbrojtjen e këtyre sajteve antike” tha Zhang Xiuqin, përfaqësuesi i UNESCO-s.

Ndërkaq në muajin qershor dhe korrik, UNESCO do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me fokus mbrojtjen dhe restaurimin e qytetit të Palmirës.

Exit mobile version