Kalimtarë të shumtë në Francë, janë arrestuar dhunshëm nga forcat policore, sepse dolën në rrugë, gjatë kohës kur ishin të urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e coronavirusit.
Pamjet dramatike, erdhën si ankesa kundër policisë gjithnjë e më agresive, që po bën arrestime të shumta, veçanërisht në bashkësitë e pakicave etnike, transmeton Telegrafi.
Kryetari i Nicës, do të vendosë orë policore në qytet, duke filluar nga kjo e premte në orën tetë të mëngjesit, në mënyrë që të kontrollojë përhapjen e shpërthimit të pandemisë , duke shkuar një hap më larg se bllokimi kombëtar, që është kërkuar deri më tani.
Deri në fillim të kësaj jave, policët kanë shpërndarë gjobë prej 140 eurove, për këdo që është kapur pa dokumentacionin e duhur për të dalë nga shtëpia.
Në videot e shpërndara, janë parë policët derisa nuk e respektojnë asnjë nga të drejtë të njeriut, derisa kryejnë arrestimet, e personave që gjejnë në rrugë.
Qyteti bregdetar Nicë, është duke përdorur dronë, në mënyrë që të gjejë nëse ka njerëz duke qarkulluar nëpër rrugë, pa ndonjë nevojë.
Bllokimin kombëtar për 14 ditë, Franca mund ta zgjatë edhe për një kohë të pacaktuar, derisa gjithçka të jetë nën kontroll. /Telegrafi/