Telegrafi

Forcat izraelite vrasin tre palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite qëlluan për vdekje tre palestinezë në Bregun Perëndimor, për të cilët ushtria pretendonte se po përgatisnin një sulm.

Ushtarët hapën zjarr të dielën në një automjet dhe vranë tre pasagjerë, shkruan në deklaratën e ushtrisë.

“Pak kohë më parë, një automjet që transportonte një skuadër terroristësh nga kampi i refugjatëve Jenin u identifikua ndërsa ishte duke u nisur për të kryer një sulm”, njoftoi ushtria izraelite, raporton aljazeera.

Në mesin e të vdekurve ishte edhe Naif Abu Tsuik, 26 vjeç, për të cilin ushtria tha se ishte një “ushtarak” nga kampi i refugjatëve Jenin.

Ushtria shtoi se ai ishte “i përfshirë në veprimet ushtarake kundër forcave izraelite të sigurisë dhe avancimin e aktivitetit ushtarak të drejtuar nga terroristët në Rripin e Gazës”, enklavën bregdetare të kontrolluar nga grupi Hamas.

Ndryshe, zëdhënësi i Hamasit në Gaza, Hazem Qassem tha shkurtimisht se do t’i hakmerren izraelitëve për këto vrasje. /Telegrafi/