Site icon Telegrafi

Forcat izraelite vrasin një adoleshent palestinez

Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një adoleshent palestinez pasi dyshohet se goditi me thikë dy policë në Jerusalemin Lindor.

Incidenti ndodhi në Bab Hutta, një nga portat e kompleksit të Xhamisë Al-Aksa rreth orës 4:30 të mëngjesit me kohën lokale.

I riu u identifikua nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa si 19-vjeçari Kareem Jamal al-Qawasmi. Ai u konstatua i vdekur nga personeli mjekësor, i cili mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Policia izraelite tha se dy oficerët u plagosën lehtë në sulmin e supozuar me thikë, raporton aljazeera.

Të paktën 30 palestinezë, duke përfshirë disa fëmijë, u lënduan gjatë protestave palestineze ndërsa 20 të tjerë u arrestuan. /Telegrafi/

Exit mobile version