Ushtria izraelite ka qëlluar për vdekje dy palestinezë në një pikë kontrolli ushtarak në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 47-vjeçari Imad Abu Rasheed u vra pasi mori disa plumba në stomak, gjoks dhe kokë gjersa dy të tjerë janë plagosur rëndë, në pikën e kontrollit Huwwara.
Ndërkohë, zyrtarët palestinezë raportuan se Ramzi Sami Zabara, 35 vjeç, ndërroi jetë pasi ishte plagosur me një plumb në zemër.
Rrethanat e vrasjes së tyre mbeten të paqarta, raporton aljazeera.
#Israeli Forces Kill Two #Palestinian Members of Civil Defense near #Nablus #NablusUnderAttack https://t.co/3xuhFe6gYi via @PalestineChron pic.twitter.com/Y6zf3Zkc9C
— The Palestine Chronicle (@PalestineChron) October 28, 2022
Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saja “po kryenin një operacion afër pikës së kontrollit Hawara” dhe se ata “identifikuan dy automjete të dyshimta dhe qëlluan drejt tyre”.
Identiteti i të plagosurit tjetër nuk u bë i ditur menjëherë, por ai u raportua se ishte në një gjendje të qëndrueshme pasi iu nënshtrua një operacioni në spitalin Rafidia në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor.
Si Zabara ashtu edhe Abu Rasheed punonin për Mbrojtjen Civile të Autoritetit Palestinez dhe jetuan në kampin e refugjatëve Askar në periferi lindore të Nablusit.
Sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 186 palestinezë që nga fillimi i vitit, duke përfshirë 134 persona në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor dhe 51 në Rripin e rrethuar të Gazës. Numri i të vdekurve përfshin 41 fëmijë, 17 prej të cilëve u vranë gjatë sulmit tre-ditor të Izraelit në Gaza në gusht.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se viti 2022 “është viti më i lartë për viktimat palestineze në Bregun Perëndimor, krahasuar me të njëjtën periudhë në 16 vitet e mëparshme”. /Telegrafi/
One Palestinian killed, two others injured by the lsraeli occupation forces at Huwara military checkpoint, south of Nablus city. pic.twitter.com/FTq0hiHOZ2
— TIMES OF GAZA (@Timesofgaza) October 27, 2022