Telegrafi

Forcat izraelite vranë një adoleshent palestinez

Forcat izraelite vranë një adoleshent palestinez sot në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan zyrtarët palestinezë.

Kjo u bë e ditur pasi ushtria izraelite njoftoi më herët se i riu i vrarë kishte goditur me gur një ushtar në fytyrë.

Ushtria shtoi se ushtari ishte plagosur lehtë dhe tregoi një foto të një guri dhe një thike, të cilat ata thonë se ishin në posedim të një palestinezi, raportoi jp.

Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi vdekjen e një adoleshenti pranë Baytin, duke e identifikuar atë si Haitham Mubarak (17).

Grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë forcat izraelite për përdorimin e forcës së tepruar në konfliktin me palestinezët dhe se nuk mbahen përgjegjës.

Ushtria shpjegon se përballet me situata komplekse kërcënuese për jetën. /Telegrafi/