Site icon Telegrafi

Forcat izraelite sulmojnë palestinezët gjatë faljes së namazit

Në Bregun Perëndimor janë rritur tensionet pasi policia izraelite arrestoi qindra besimtarë brenda xhamisë Al-Aqsa.

Një grup palestinezësh u ‘ngujuan’ brenda sallës së lutjeve Al-Qibli pasi policia izraelite filloi bastisjen në xhami.

Ata u përpoqën të pengonin hyrjen e policisë duke mbyllur dyert e saj.

Madje, ushtarët izraelitë shihen duke sulmuar besimtarët që ishin në mes të namazit të tyre.

Ndryshe, Al-Aqsa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë për myslimanët.

Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta. /Telegrafi/

Exit mobile version