Telegrafi

Forcat izraelite kanë vrarë një komandant të Hamasit

Një komandant i Hamasit është vrarë në një operacion të përbashkët, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit (ISA).

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, IDF tha se aeroplanët e saj luftarakë vepruan me inteligjencë “të saktë” dhe vranë Mustafa Dalulin, i cili ishte komandanti i Batalionit “Hamas Sabra Tel al-Hawa”, transmeton Telegrafi.

IDF pretendoi se Dalul mori një “pjesë qendrore në menaxhimin e luftimeve kundër trupave të IDF në Rripin e Gazës”.

“Në vitet e fundit, Dalul mbajti një sërë pozicionesh në batalionin dhe brigadën e Hamasit të qytetit të Gazës”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet ushtarake izraelite gjithashtu thanë se aeroplanët luftarakë dhe artileria e IDF, të drejtuara nga trupat tokësore, vranë një “numër terroristësh” dhe zbuluan armë në zonën e Beit Hanoun.

“Trupat gjetën armë, materiale të inteligjencës, një pushkë AK-47, automatik, karikatorë, granata, pajisje shpërthyese, RPG, mjete komunikimi dhe harta”. /Telegrafi/