Burra të veshur me uniforma të policisë federale të Irakut janë raportuar të kenë torturuar dhe vrarë banorët e fshatrave në jug të Mosulit, thotë Amnesty International.
Provat e mbledhura nga grupi thonë se deri në gjashtë persona nga rrethet Shura dhe Qayyarah u vranë pasi u arrestuan nën dyshimin për lidhje me të ashtuquajturin Shteti Islamik, raporton BBC.
Forcat Federale të policisë i kanë mohuar akuzat.
Forcat pro-qeveritare filluan një ofensivë për të rimarrë Mosulin muajin e kaluar.
Rreth 50,000 trupa të forcave irakiane të sigurisë, ushtarë, policë e luftëtarë kurdë të fiseve sunite arabe dhe policët shiitë janë të përfshirë në operacionin tre-javor. /KP/