Forcat irakiane të sigurisë të enjten kanë filluar fazën e dytë të ofensivës kundër militantëve të Shtetit Islamik në Mosul.
“Kjo është faza e dytë e operacionit për çlirimin e Mosulit të kryer nga forcat speciale dhe policia federale në këtë front,” tha gjeneral NEJM Jabouri, një komandant i lartë i ushtrisë, për Reuters.
Ofensiva në Mosul filloi nëntë javë më parë, ku forcat kundër-terrorizmit kanë rimarrë një të katërtën e qytetit, bastion i fundit më i madh i militantëve në Irak, por përparimi i tyre ka qenë i ngadaltë.
Një oficer nga një njësi elite e Ministrisë së Brendshme tha të enjten se ishin në avancim përkrah forcave kundër-terrorizmit në qarkun Intisar të Mosulit, ku trupat e ushtrisë të këshilluar nga forcat SHBA-ve kanë bërë pak përparim.
“Trupat tona tani janë duke përparuar. Për 5 deri në 10 minuta morën 500 metra”, tha zyrtari, transmeton KosovaPress.