Site icon Telegrafi

Forcat irakiane futen në Mosul, hera e parë që nga viti 2014

Forcat irakiane kanë hyrë në Mosulin e kontrolluar nga ISIS, për herë të parë në më shumë se dy vjet dhe po luftojnë militantët e ISIS-it në vijën e frontit, kanë thënë zyrtarët e mbrojtjes për CNN.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Mbrojtjes, Tahsin Ibrahim ka thënë se njësitë e Divizionit të 9-të kanë hyrë në qytet të enjten, duke shtuar se trupat kishin sulmuar lagjen e Al Intisar në lindje.

Depërtimi në kufirin lindor ka qenë përparimi më i rëndësishëm në ofensivën e filluar dy javë më parë për të liruar qytetin kyç të kontrolluar nga sundimi brutal i grupit militant.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se hyrja në Mosul ka të ngjarë të shkaktojë luftime të ashpra, dhe se beteja pritet të zhvillohen “rrugë për rrugë”, apo edhe “shtëpi më shtëpi”.

Rreth 100,000 forca në një koalicion të udhëhequr nga Iraku kanë marrë pjesë në një shtytje vendimtare drejt Mosulit – por vetëm forcat irakiane po hyjnë në Mosul. /Telegrafi/

Exit mobile version