Site icon Telegrafi

Forcat e sigurisë në Irak përdorën armë për të shpërndarë demonstruesit, vriten pesë persona

Kanë mbetur të vdekur pesë persona, pasi forcat e sigurisë në Irak, përdorën armë për të shpërndarë demonstruesit që për afro një muaj, janë duke kundërshtuar sistemin qeverisës.

Mbi kampin e ngritur në Bagdad nga demonstruesit, policia ka qëlluar me armë, ndërsa ka hedhur sasi të mëdha të gazit lotsjellës, transmeton Telegrafi.

Demonstruesit janë penguar të bllokojnë disa nga urat kryesore, në mënyrë që të zënë sheshin Tahrir, që është bërë si qendër për demonstrata.

Por, policia ka arritur t’i kthej nën kontroll të gjitha urat, përpos njërës ku demonstruesit kishin ngritur barrikada.

Në këtë përleshje, më se 140 persona kanë marrë lëndime të konsiderueshme, që është dashur të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Gjithçka erdhi, pasi qeveria në vend pranoi reforma, vetëm që të përfundoi kriza. /Telegrafi/

Exit mobile version