Telegrafi

Forcat e RENEA-s po shpëtojnë të bllokuarit nga tërmetet

Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Deri në këto momente u është dhënë ndihmë mbi 260 qytetarëve.

Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve, ambulancave dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm.

Lexo po ashtu Thaçi: FSK është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

Gjithashtu apelojmë banorët të qëndrojnë larg godinave të dëmtuara dhe të mos pengojnë ndërhyrjet e misioneve të shpëtimit në terren.

Për çdo ndihmë telefononi në numrin falas 112! /Telegrafi/