Telegrafi

Forcat e rendit rrethuan shtëpinë e një lagjeje të qetë në Australi, sipër të cilës kërcënonte një burrë i armatosur

Në një lagje të qetë në Brisbane të Australisë, forcat e rendit e kanë rrethuar një shtëpi, sipër të cilës qëndronte një burrë i armatosur me dy thika.

Banorët kanë nisur të bënin panik, si pasojë e pranisë së një kërcënuesi që nuk e kishte veshur pjesën e sipërme, ndërsa tymoste tërë kohës duhan, transmeton Telegrafi.

Asnjë prej banorëve të lagjes nuk ka pësuar prej tij, mirëpo ka pasur rrezik se ai mund të hidhte thikat dhe të plagoste dikë.

Motivet e qëndrimit të tij mbi ndërtesë, mbeten të panjohura, ndërsa policia vazhdoi përpjekjet që ta bindë për të zbritur poshtë. /Telegrafi/