Site icon Telegrafi

Forcat e rendit në Londër i janë kundërvënë qindra protestuesve, që kundërshtonin zgjedhjen e Johnson si kryeministër

Megjithëse Boris Johnson fitoi në zgjedhje, qindra protestues kanë mbushur rrugët e Londrës në kundërshtim të tij.

Duke kundërshtuar vendimin e tij për Brexit, ata u bënë të dhunshëm dhe u përleshën me forcat e rendit, të cilët iu kundërvënë duke formuar një kordon, në përpjekje që t’i ndalonin, transmeton Telegrafi.

“Boris Johnson nuk është kryeministri im”, ishte një prej sloganeve të shumtë, në kundërshtim me zgjedhjen e tij në krye të qeverisë, megjithëse mbi 14 milionë kanë votuar për të.

Njohësit e politikës, i kanë kritikuar protestuesit se dolën në rrugë shumë herët dhe në numër jo të madh, gjë që e bënë të pavlerë kundërshtimin e tyre.

Gjatë zhvillimit të protestës, rrugët kryesore të kryeqytetit anglez kanë qenë të bllokuara, me protestuesit që thërrisnin kundër kryeministrit të ri, që e konsideronin si racist. /Telegrafi/

Exit mobile version