Site icon Telegrafi

Forcat e rendit në Hong Kong hodhën gaz lotsjellës, mbi protestuesit e maskuar që bllokonin rrugët

Protestuesit e maskuar kanë bllokuar rrugët e Hong Kongut, derisa forcat e rendit hidhnin gaz lotsjellës mbi ta, në përpjekje që t’i shpërndanin.

Këto protesta që u zhvilluan gjatë mbrëmjes, erdhën disa orë pasi një adoleshent 14-vjeçar është qëlluan nga një polic jashtë detyre, derisa ndodhej bashkë me një turmë demonstruesish, transmeton Telegrafi.

Ata kishin bllokuar rrugën me gjësende të ndryshme, derisa ndezën edhe zjarre të shumta nëpër hapësirat e ndryshme në qytet.

Meqenëse protestuesit silleshin me vandalizëm, duke thyer xhama stacione trenash dhe objekteve tjera shtetërore, policia ishte detyruar të përdorte gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Por, numri i protestuesve ishte shumë i madh, ndërsa mundësia për t’i shpërndarë ishte e pamundur.

Në internet është shpërndarë një video, ku shihen protestuesit që e rrahin një polic pa uniformë, të cilit edhe ia vënë flakën. Derisa përpiqej të largohej, atij i ra edhe revolja, por ia doli që sërish ta merrte. /Telegrafi/

Exit mobile version