Forcat e rendit gjetën valixhen me gjysmë milion euro! (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Gjatë bastisjes së realizuar në Marseyside të Anglisë, është gjetur një valixhe e mbushur me mbi gjysmë milioni euro dhe një sasi enorme heroine që në treg kap vlerën e 1.5 milionë eurove.
Për këtë gjetje, dy persona janë ndaluar dhe po akuzohen për shpëlarje parash. Ata së shpejti pritet të dalin para drejtësisë, transmeton Telegrafi.
Kjo është një ndër rastet më të mëdha të kohëve të fundit, kur është gjetur tërë kjo sasi e parave të thata.
Në anën tjetër, nuk bëhet e ditur se prej nga kishin ardhur, apo për ku ishte destinuar droga e cilësisë së lartë. /Telegrafi/