Gjatë protestës masive që u zhvillua në Venezuelë, kundër presidentit Nicolas Maduro, disa protestues janë shkelur me autoblindën ushtarake.
Pamjet e tmerrshme që janë marrë pranë një baze ajrore në La Carlota, tregon makinën që kalon mbi turmën e njerëzve, që kishin dalur për ta përkrahur udhëheqësin opozitar Juan Guaido, transmeton Telegrafi.
Derisa situata po vazhdon të jetë e tensionuar, nuk dihet për numrin e të lënduarve, apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Kjo ngjarje vjen pas lajmeve se Guaido është parë i veshur me uniformë në një bazë ushtarake, ku ka deklaruar se është në fazat përfundimtare për ta rrëzuar Maduron. /Telegrafi/
https://youtu.be/KsHK3lhHv8A