Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale tha të hënën se ajo kishte një “bazë të arsyeshme për të besuar” se ushtarët amerikanë kanë kryer krime të luftës në Afganistan, duke përfshirë tortura.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, prokurorja ndërkombëtare ka konsideruar se do të fillojë një hetim të plotë rreth krimeve të mundshme të luftës në Afganistan për vite me radhë.
Po siç shkruajnë mediat e huaja, në njoftimin e së hënës, prokurorja, Fatou Bensouda, sinjalizoi se një hetim i plotë është i mundshëm.
Megjithatë, prokurori nuk e ka shpallë një vendim përfundimtar për një hetim, i cili do të duhej të miratohej nga gjyqtarët, dhe nuk ka gjasa që të gjejë bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në gjykatë, e cila është themeluar për të ndjekur penalisht krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin. Por Afganistani është anëtar i gjykatës, kështu që akuzat për krimet e kryera në territorin e saj, pa marrë parasysh shtetësinë e autorëve, janë konsideruar gjerësisht të jenë një “lojë e ndershme”. /Telegrafi/