Telegrafi

Forca të shumta të ushtrisë turke pranë kufirit me Sirinë, me qindra mjete të ndryshme të blinduara ia mësyjnë kurdëve

Turqia ka transportuar mjetet luftarake në vijën kufitare me Sirinë, e mediat botërore kanë publikuar pamjet e ushtrisë turke.

Në një video shihen tanket M60 dhe mjetet tjera transportuese të blinduara M113. Gjithashtu është vërejtur konvoji ushtarak në hyrje të qytetit Akchakale, që është vetëm qindra metra larg kufirit me Sirinë, transmeton Telegrafi.

Në konvoj janë parë edhe shumë kamionë ushtarak, lloje të ndryshme të autoblindave që në total ishin mbi 130.

Në anën tjetër presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar në fillim të muajit që operacionet ushtarake në veri të Siri në lindje të Eufratit, mund të fillojë shumë shpejt.

Ai ka shtuar se qëllimi është pastrimi i vijës kufitare Turqi-Siri nga forcat terroriste kurde, që janë të vendosura në zonën e sigurisë. /Telegrafi/