Kështu ishte situata momentale para hapësirave të Parlamentit studentor të UKM në qendër të Shkupit, në afërsi të konviktit studentor “Kuzman Josifoski-Pitu”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vendi ku zakonisht fillojnë protestat e “Revolucionit Laraman”, në afërsi të PSP, për momentin është i okupuar nga një numër i madh i forcave policore dhe automjeteve të blinduara policore.
Siç raporton korrespondenti i Libertas, situata edhe më tej është e tensionuar, ndërsa kryetari aktual i PSUKM me mandat të skaduar, Kiril Spirovski së bashku me persona të tjerë gjenden në hapësirat e organizatës, ku janë të mbyllur tashmë disa orë dhe nuk dalin jashtë e as që lejojnë dikë të hyjë brenda.
Jashtë gjenden studentët e Plenumit studentor të cilët e ftojnë Spirovskin të del jashtë dhe tu sqarojë çfarë është duke ndodhur, ku gjenden kutitë e votimit të cilët u morën me dhunë nga persona për të cilët sot mediat e vendit kanë raportuar që fare nuk janë studentë të UKM por janë të punësuar në administratë, dhe nga mediat e shumta janë ndërlidhur me partinë në pushtet OBRM-PDUKM./Telegrafi/