Telegrafi

Forca të shumta policore kujdesen për sigurinë e Abazoviqit në Sarajevë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Ministri i Jashtëm, Gjorgje Raduloviq arritën në Sarajevë.

Sipas portalit klix.ba. Abazoviq është nën një shoqërim të fortë policie. Ai thuhet se u drejtua për në një nga hotelet e qytetit pas arritjes.

Kujtojmë se Abazoviq tashmë kishte njoftuar se do të merr pjesë në ditën përkujtimore të Srebrenicë më 11 korrik, ku do të shënohet 26 vjetori i krimeve serbe në atë zonë.

Portali kujton se Abazoviq kishte studiuar në Sarajevë gjersa tërhoqi vëmendjen e publikut politik pasi hyri në një koalicion me partitë pro-serbe në Malin e Zi dhe ishte një figurë kryesore në largimin e partisë së Milo Gjukanoviqit pas 30 vjetësh në pushtet.

Sidoqoftë, Abazoviq gjithashtu luajti një rol të madh në miratimin e Rezolutës (mbi Srebrenicën) në Kuvendin e Malit të Zi, duke rivendosur kështu simpatitë e forcave politike pro-boshnjake. /Telegrafi/