Russ O’Conner nga Devon i Anglisë, i kishte strehuar dy rosa që i ka gjetur në rrugë dhe refuzonte t’ia jepte Policisë, pas ankesave të shumta të qytetarëve se ato po jetojnë në kushte të pafavorshme.
Nga frika se ai mund të bëhet i dhunshëm dhe të përdorë ndonjë mjet të fortë, në aksion janë përfshirë nëntë policë me dy vetura dhe një furgon që përdoret për protesta, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, sapo pranë tij kanë shkuar forcat e rendit, ai i ka dhënë shpezët që i mbante në kuti kartoni.
“Që të kujdesem më mirë për to, e kam lënë konsumimin e mariuanës dhe iu jam përkushtuar rosave. Atyre nuk iu mungon asgjë”, ka thënë O’Conner lidhur me rastin.
Por, organizatat për mbrojtjen e kafshëve, thonë se këto krijesa nuk bën të qëndrojnë në vend të thatë dhe pa kushte elementare për jetën. /Telegrafi/