Site icon Telegrafi

Forca të shtuara policore në autostradën Shkup-Kumanovë

Forca të shumta policore janë vërejtur në autostradën Shkup – Kumanovë. Lexuesit e Telegrafi Maqedoni, nga rajoni i Shkupit, njoftojnë se një kolonë e gjatë me automjete policore-ushtarake ka ndaluar në dalje të Shkupit për në Kumanovë.

”Mjetet ushtarake, policët e armatosur dhe të maskuar, si edhe ekipe me veshje jo-zyrtare janë hasur të pozicionuar në këtë pjesë të autostadës Shkup-Kumanovë”, thonë lexuesit për Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi ka tentuar të kontaktoj me Liza Bendevska nga MPB-ja dhe me ministrin Agim Nuhiu për të konfirmuar këtë prezencë policore, por nga asnjëri nuk kemi pasur prononcim për këtë rast./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version