Pak ditë më parë Zelanda e Re u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë, nga i cili humbën jetën të paktën 2 persona, me dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa dëmet materiale ishin të shumta.
Ndërkohë së fundmi janë publikuar pamje të kapura me “drone”, të cilat tregojnë fuqinë shkatërruese të tërmetit të javës së kaluar.
Video e re është kapur përgjatë Kekerengu Fault, një zonë kodrinore malore, ku si pasojë e lëvizjes së fortë tektonike toka ka pësuar një çarje rreth 10 metra.
Më parë u publikuan edhe pame të shembjes së një shpati mali si pasojë e lëkundjeve të fuqishme. /tch
https://www.youtube.com/watch?v=1Y7U79l7P2g