Site icon Telegrafi

Forca e punës së pakualifikuar do të jetë problemi më i madh për ekonominë e Maqedonisë për vitin 2019

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë për “Deutsche Welle”, theksojnë se forca e punës së pakualifikuar do të vazhdojë të jetë problemi më i madh për ekonominë e Maqedonisë për vitin 2019-të.

“Definitivisht faktori më i kufizuar për zhvillimin e ekonomisë sonë është mungesa e personelit të certifikuar. Duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje arsimit profesional dhe prodhimit të personelit që mungon vërtet në tregun e punës”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje ata thonë se bashkëpunimin me Qeverinë për vitin 2018 e vlerësojnë si pozitive.

“Ne kemi nevojë për të investuar dhe shteti t’ju ndihmoj atyre që janë të kualifikuar për të ofruar punë më të shpejtë dhe veprimtari investimi nëse duam të përfitojmë të gjithë. Ne tashmë kemi një konsensus për pavarësinë e politikës monetare, ndërsa e mira është se edhe opozita e pranon atë që u pajtuam në konsultime me praninë e Qeverisë, ASHAM dhe Bankën Popullore në Ohër për riindustrializimin dhe eksportin”, tha kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski./Telegrafi/

Exit mobile version