Aktorja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Arjola Demiri ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo uroi festën e 8 Marsit, ndërsa bashkëngjiti edhe një video nga takimi me nënën e saj gjatës kohës kur aktorja ishte brenda shtëpisë së famshme.
“Forca e pashtershme e natyrës quhet grua”, urime 8 Marsi”, ka shkruar Arjola në njërin nga postimet.
Ndërkohë, aktorja nga Tropoja iu është rikthyer angazhimeve të saj profesionale pas përfundimit të rrugëtimit në BB VIP.
Ditë më parë ajo mori pjesë në emision “Portokalli”, ku ajo është e angazhuar në rolin e aktores, teksa u mirëprit nga fansat e saj.
Ndryshe, Arjola e eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP një javë para finales, ndërsa nga produksioni ajo u shpërblye me një apartament në Tiranë. /Telegrafi/