Telegrafi

“Forca e Kosovës”, slogani i Aleancës për fushatën zgjedhore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tashmë ka zgjedhur sloganin e fushatës zgjedhore.

Në faqen e kësaj partie në Facebook është publikuar një video me mbishkrimin “Forca e Kosovës”.

Ditë më parë, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shpalosur programin qeverisës, program ky i hartuar nga ekspertë të fushave përkatëse.

“Propozimi ynë për Kosovën. Në qendër të Programit tonë janë 4 shtylla: Ekonomia, Siguria dhe sundimi i ligjit, Mirëqenia dhe Politika e Jashtme. Ky Program është baza për Kosovën e mbrojtur, të sigurt, të paprekshme, të konsoliduar, të zhvilluar dhe integruar në familjen e shteteve demokratike!”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Ky program përbëhet nga 68 faqe, dhe për ta parë  klikoni në këtë link.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve për këto zgjedhje është 1,079.