Forca Detare shqiptare i ka ardhur në ndihmë një anije turistike, e cila kishte kërkuar ndihmë 7 milje nga Porto Palermo.
Anija turistike “Raw Prawn”, me flamur anglez, 13 metra e gjatë ka dhënë sinjal për ndihmë, ndërsa në bord ishin 6 persona, të gjithë me shtetësi spanjolle.
Mësohet se anija P-03 “Shkumbini” arriti në koordinatat e dhëna dhe rimorkioi anijen që kërkoi ndihmë. Gjendja shëndetësore e ekuipazhit të anijes turistike është e mirë dhe pa probleme.
Anija P-03 “Shkumbini” e Rojës Bregdetare u akustua në kalatën T në Porto Palermo së bashku me anijen turistike. /Telegrafi/