Sipas revistës “Forbes”, Presidenti rus, Vladimir Putin është në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm në botë.
“Personi më i fuqishëm në botë për katër vjet rresht është Presidenti rus, që ka zgjeruar ndikimin e tij në pothuajse çdo cep të planetit. Nga toka amtare përmes Sirisë, në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, Putin vazhdon të marrë çdo gjë që ai dëshiron”, shkruan “Forbes”.
Në vendin e dytë është presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kurse në pozitën e tretë është Kancelarja gjermane, Angela Merkel, transmeton KosovaPress.