Telegrafi

Forbes: Pasanikët rusë humbën 2/3 e pasurisë

Revista ka bërë një klasifikim të përvitshëm dhe në publikimin e sotëm, evidentojnë se “kriza ka prekur të gjithë botën: financierët dhe metalurgët, naftëtarët dhe prodhuesit e artikujve të konsumit të përditshëm”.

Klasifikimi dominohet këtë vit nga Mihail Prokhorov, pronar i fondeve të investimeve “Onexim”, 43 vjeç, pasuria e të cilit vlerësohet në 9.5 miliardë USD, të fituara veçanërisht në industrinë metalurgjike, atë arit dhe financë.

Vendin e dytë e zë Roman Abramoviç, 42 vjeç dhe pronar i klubit anglez të futbollit Chelsea, me 8.5 miliardë USD i pasuar nga presidenti i përgjithshëm i kompanisë së naftës “Loukoil”, Vagit Alekperov, që posedon 7.8 miliardë USD.

Oleg Deripaska, në krye të gjigandit të aluminit “Rusal” dhe i përballur me probleme të rënda rinmbursimi të kredive të tij, ka humbur më shumë se 25 miliardë dollarë dhe zë aktualisht vendin e dhjetë në klasifikim.

Në të vërtetë, revista prestigjioze ekonomike “Forbes”, regjistron çdo vit 100 personat më të pasur. Këtë herë, ajo ka evidentuar se “asnjë anëtar i Rripit të Artë nuk ka shënuar rritje të pasurisë së tij”. /noa/