Telegrafi

Forbes: Në SHBA 413 miliarderë

Në raportin vjetor për njerëzit më të pasur në botë, Forbes shkruan se numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101 nga 65 sa ishte vitin e kaluar.

Vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës, miliarderët rusë tash përbëjnë një të tretën e miliarderëve në Evropë.

Forbes thotë se Kina tash ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA kanë 413 miliarderë.

Sipas revistës, tash në botë ka gjithsej 1.210 miliarderë. /Telegrafi/