Telegrafi

Forbes: Kylie Jenner nuk është më miliardere

Kylie Jenner (Foto: Dailymail)

Kylie Jenner është goditur nga pretendime të jashtëzakonshme se ajo nuk është më miliardere.

Revista Forbes ka deklaruar se 22-vjeçarja ka gënjyer sa i përket shifrave të fundit duke deklaruar tatime të falsifikuara, shkruan Daily Mail.

Ndërkaq, më tej thuhet se klani Kardashian/Jenner ka krijuar një rrjet gënjeshtrash duke bërë që Kylie t’i fryjë të ardhurat nga biznesi i saj.

Këto pretendime vijnë një vit e një muaj pasi vet revista e vendosi Kylie në faqen e tyre, të cilën e cilësuan si miliarderen më të re në botë.

Lexo po ashtu Pesëmbëdhjetë fakte të mahnitshme që duhet t’i dini për Kylie Jenner

Kylie shiti 51 përqind të Kylie Cosmetics në janar të këtij viti, marrëveshje e cila arriti shumën prej 1.2 miliard dollarësh.

 

Forbes pretendon se regjistrimet e lëshuara nga shitja e produkteve të saj gjatë gjashtë muajve të fundit, zbulojnë se biznesi i Jenner është dukshëm më i vogël nga sa është menduar.

Revista në asnjë mënyrë nuk beson se shifrat e dhëna nga Kylie  janë të vërteta. Llogaritjet e tyre të reja e vendosin pasurinë personale të bukuroshes në pak se 900 milionë dollarë. /Telegrafi/