Kylie Jenner është goditur nga pretendime të jashtëzakonshme se ajo nuk është më miliardere.
Revista Forbes ka deklaruar se 22-vjeçarja ka gënjyer sa i përket shifrave të fundit duke deklaruar tatime të falsifikuara, shkruan Daily Mail.
Ndërkaq, më tej thuhet se klani Kardashian/Jenner ka krijuar një rrjet gënjeshtrash duke bërë që Kylie t’i fryjë të ardhurat nga biznesi i saj.
Këto pretendime vijnë një vit e një muaj pasi vet revista e vendosi Kylie në faqen e tyre, të cilën e cilësuan si miliarderen më të re në botë.
Kylie shiti 51 përqind të Kylie Cosmetics në janar të këtij viti, marrëveshje e cila arriti shumën prej 1.2 miliard dollarësh.
Forbes pretendon se regjistrimet e lëshuara nga shitja e produkteve të saj gjatë gjashtë muajve të fundit, zbulojnë se biznesi i Jenner është dukshëm më i vogël nga sa është menduar.
Revista në asnjë mënyrë nuk beson se shifrat e dhëna nga Kylie janë të vërteta. Llogaritjet e tyre të reja e vendosin pasurinë personale të bukuroshes në pak se 900 milionë dollarë. /Telegrafi/