Telegrafi

Forbes: Ja vendet me mjedis më të pastër

140 vende janë klasifikuar në bazë të një indeksi për ruajtjen e mjedisit, i përpunuar nga Universitetet e Kolumbias dhe Jeillit.

Zvicra vlerësohet si shteti më i pastër dhe me mjedis të pandotur, në botë, edhe pse është vend me të ardhura të larta.

Pas saj renditet Suedia, Norvegjia, Kosta Rika, Kolumbia, Zelanda e Re, Japonia, Kroacia dhe Shqipëria.

Për vendin tonë nënvizohet, se edhe pse nuk ka bërë sa duhet për ekologjinë, shkaqet e pastërtisë lidhen me industrinë e vendit, që thuajse nuk ka punuar kurrë.

Tjetër arsye që përmendet është mos-përdorimi i gazit, apo i lëndëve të tjera për ngrohje.

Gjithashtu, në rang vendi, ndotja e ajrit mbetet ende e vogël. Metoda e përdorur bazohet në 25 kritere, që nisin nga pastërtia e ajrit, cilësua e ujit, biodiversiteti dhe përdorimi i pasticideve. /tar/