Telegrafi

Forbes: Ja 5 hotelet më luksoze

Kundrejt kësaj shifre mund të shijoni dy hamame private, një saunë dhe një tarracë me pamje panoramike në det, pa harruar dy dhoma gjumi, sallonin, dhomën e ngrënies dhe garderobën që kompletojnë apartamentin luksoz.

Sikur të mos mjaftonte, hoteli disponon edhe një plazh të madh privat.

Nëse çmenduria juaj kërkon mijëra drita të New York, askund nuk është më mirë se Four Season Hotel, e sidomos legjendarja Ty Warner Penthouse Suite. Në këtë rast, mund të kurseni, duke qenë se vlera shkon në 25 mijë euro në natë, për një ambient rreth 400 metra katrorë, që ofron një pamje 360 gradë në Manhattan. Po ashtu keni shërbimin e një maxhordomi, të një trajneri përsonal dhe një shoferi.

Po me të njejtën shifër mund të kaloni një natë të paharrueshme edhe në Royal Penthouse Suite në Hotel President Wilson në Gjenevë. Atje ka një ashensor privat, telekamera sigurie, dyer dhe dritare të blinduara dhe ‘panic button’ pranë shtratit, nëse vërtetë jeni paranojake.

Nëse jeni me të qetë mund të argetoheni me një ndeshje bilardoje, pak muzikë klasike, pa harruar pamjen e mrekullueshme të Gjenevës.

Ndërsa kush kërkon plazh dhe e ka portofolin e fryre mund të shkojë në Royal Villa në Grand Resort Lagonissi të Athinës në Greqi, ku për 24.600 euro në natë, mund të keni një maxhordom, kuzhinier privat dhe duhet vetëm të ngrini gishtin për t’ju ardhur në moment pija që dëshironi. Një pianist do të mendojë për t’ju krijuar atmosferën e duhur romantike.

Jeni tipa aktivë? Mos u shqetësoni, sepse Vila ju ofron edhe dy pishina, një palestër dhe sigurisht një plazh ekskluziv.

Në vendin e pestë është Presidential Suite në Hotel Cala te Volpe në Bregun e Kaltër. Për më pak se 20 mijë euro në natë, do t’ju ofrohen tri dhoma gjumi me nga një banjo secila, një pishinë me ujë të kripur si dhe një solar. /Telegrafi/tch/