Telegrafi

Forbes: Ilir Meta i shqetësuar nga “pushtimi” kinez i Shqipërisë

Në një artikull me titull “Shqipëria bëhet magneti më i fundit për investimet kineze”, Forbes ngre edhe shqetësimin që ka në Shqipëri nga disa politikanë, ndryshe nga çfarë mund të ishte e njohur deri tani.

Në një prononcim të tijin, Ilir Meta ka shfaqur njëfarë skepticimzi për këto investime.

Shkruan Forbes:

Kur Kina, ekonomia nr.2 në botë vjen për të trokitur, ata përpiqen të sjellin disa qindra vetë nga personeli kinez që presin të lihen aty.

Ka shqetësim ndërmjet disa udhëheqësve politikë shqiptarë se kur Kina investon, ajo e bën një gjë të tillë për të eksportuar forcat e saj punëtore në tregun e huaj.

Kjo është edhe më shqetësuese në rastin e Shqipërisë që ka një papuënsi në nivelin 17.1% dhe ku ka shumë kërkesë për punë.

Hëpërhë, Kina është bërë një ndër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, një vend i vogël malor në Ballakn, që laget nga Deti Adriatik. Investimet kineze janë relativisht të reja atje, kështu që për kompani si Geo-Jade Petroleum, kjo është një botë tërësisht e re.

“Kina është një partner i rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë, por duhet të sigurohemi se po bëjmë një marrëveshje të ndershme, që sjell rritje ekonomike… dhe që krijon më shumë vende pune këtu në Shqipëri, për shqiptarët”, tha Ilir Meta, ish-kryeministyri i vendit dhe aktualisht kryetari i Parlamentit që nga viti 2013.