Site icon Telegrafi

Football Leaks: PSG dhe Manchester City fshehën shkeljet e FFP me ndihmën e UEFA-s

Football Leaks pohon se UEFA ka ndihmuar Paris Saint – Germain dhe Manchester City kanë fshehur shkelje të mëdha të Fair Playt Financiar (FFP) në formë të marrëveshjeve sponsorizuese të improvizuara.

Edicioni i fundit EIC ka ekspouar një numër të dokumenteve të rrjedhura me pohime shokuese.

“UEFA ka aranzhuar një numër marrëveshjesh sekrete me Cityn dhe Parisin që kanë lejuar kluet që të mashtrojnë rregullat e vëna nga vet UEFA për Fair Play Financiar (FFP) e bëhet fjalë për qindra miliona euro”.

“Administratorë të vjetër të UEFA-s, përfshirë ish sekretarin e përgjithshëm dhe presidenti aktual i IFFA-s, Gianni Infantino, personalisht ka intervenuar që të enkurajojë këto fshehje të shkeljeve me klube të mëdha, përderisa Bordi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), departamenti i UEFA-s që heton këto shkelje, në mënyrë agresive ka përndjekur klubet më të varfëra sikurse ato në Turqi e Romani”, thuhet në dokumente të publikuara.

(Getty Images)

Këto pohime janë në interes të madh të Milanit, që u dënua me largim nga Europa League për shkak të shkeljeve të FFP para se të kthehej sërish për shkak të një apeli të realizuar.

Statusi financiar i Milanit vazhodn të jetë në pikëpyetje dhe priten tjera hetime ndaj klubit italian verën e ardhshme.

Po ashtu në këto publikime të bëra thuhet se Gianni Infantino ka negociuar personalisht me klubet si PSG dhe City për të mbuluar shkeljet e mëdha që do të rezultonin me përjashtime të tyre nga garat evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version