Site icon Telegrafi

“Foo Fighters” kthehen me videoklip, pas dhjetë vitesh pauzë (Video)

Rok bendi amerikan, “Foo Fighters”, me të famshmin Dave Grohl, kanë befasuar me kthimin e tyre në skenë, pas pauzës prej afro një dekade, me publikimin e videoklipit të këngës “Run”.

Sikur hitet e deritanishme, edhe “Run” është një këngë që sjell një tregim interesant. Fillon ngadalë, ndërsa më pas shndërrohet në këngë të rëndë rok, zhanër ky i preferuar nga grupi.

“Foo Fighters” për herë të parë i befasuan fansat me interpretimin e kësaj kënge në koncertin e tyre në Britani të Madhe në muajin shkurt.

Krahas “Run”, ata po përgatiten të publikojnë edhe disa këngë tjera të reja, ndërsa njëra prej tyre është edhe “The Sky is Neighborhood”.

Grohl e themeloi grupin “Foo Fighters” në vitin 1995, një vit pasi u largua nga “Nirvana” (pas vetëvrasjes së Kurt Cobain).

Derisa te “Nirvana” ishte baterist, te “Foo Fighters” rokeri u angazhua si kitarist dhe vokalist.

Albumi i fundit i incizuar nga grupi “Foo Fighters” ishte në vitin 2007, ashtu që ata kthehen me material të ri pas dhjetë vitesh. /Telegrafi/

Exit mobile version