Telegrafi

Fonte i kërkon Ronaldos të nënshkruajë për Lille pasi Messi u bashkua me PSG-në

Skuadra tashmë e mbushur me yje e Paris Saint-Germain është forcuar më shumë këtë verë me ardhjen e Lionel Messit dhe të tjerëve, duke bërë që disa të pyesin se si dikush mund t’i ndalojë ata.

Lille janë kampionët në fuqi në Francë dhe kapiteni i tyre Jose Fonte vendosi t’i dërgojë një mesazh të pacipë shokut të tij të skuadrës portugeze, Cristiano Ronaldo, duke i kërkuar atij të vijë dhe t’i ndihmojë ata të mposhtin përsëri PSG-në.

“Është emocionuese. Natyrisht, sa i përket konkurrentëve, do të jetë edhe më e vështirë për ne, por ne jemi gati për të sfiduar”, ka thënë fillimisht Fonte për talkSPORT kur u pyet për ardhjen e Messit në Francë.

Lexo po ashtu Messi: PSG është gati të luftojë për çdo trofe, qëllimi është ta fitojmë Ligën e Kampionëve

“Unë i shkruaj mesazhe Cristianos që të vijë në Lille çdo ditë! Ai vetëm u përgjigj ‘hahaha’”.

Reprezentuesi portugez e përqafon sfidën, por pranon se gjërat do të jenë të vështira këtë vit, edhe si kampionë në fuqi.

Lexo po ashtu “Është vërtetë çmenduri”, Messi flet për partneritetin e tij me Neymarin dhe Mbappen

“Imagjinoni nëse mbajmë portën e paprekur kundër tyre. [Messi, Neymar dhe Mbappe]! Nuk e di a do të mbrohemi ndaj tyre”.

“Do të jetë interesante të shihet konkurrueshmëria e ligës këtë vit”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/