Telegrafi

Fonte ‘kënaqet’ me interesimin e Unitedit

Jose Fonte është futbollisti i fundit që është lidhur me një kalim te Manchester United

Mbrojtësi i Southamptonit, ka folur për Mais Futebol, duke zbuluar se ai është i nderuar që po lidhet me gjigantët e Ligës Premier.

“Nëse interesi është i vërtetë, kjo është një arsye për tu kënaqur që lidhem me një klub si Manchester United”, ka thënë Fonte për Mais Futebol, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu ‘Mourinho nuk do ta parkojë autobusin në United’

“Por unë kam një kontratë me Southampton, dhe jam i fokusuar vetëm në punën time, për të bërë një sezon të madh”.

“Unë nuk do të mohojë se Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë dhe se kjo më bën të lumtur që jam i lidhur me ta. Por, për të qenë një lojtar i Manchester United është një dallim i madh”, përfundoi mbrojtësi portugez. /Telegrafi/