Telegrafi

Fonseca: Ekipet sulmuese i shërbejnë futbollit

(Foto: Instagram/paulofonseca_oficial)

Paulo Fonseca është i kënaqur që gjithnjë e më shumë trajnerë të Serie A po zhvillojnë lojë ofensive.

Trajneri i Romës, skuadra e të cilit fitoi me rezultat 5-2 kundër Beneventos, ka thënë se qasja e tillë i shërben futbollit.

“Bëmë paraqitje të mirë, kemi vetëbesim dhe është e vërtetë që sezoni është i gjatë, por skuadra po angazhohet shumë”.

(Foto: Instagram/paulofonseca_oficial)

“Po na vijnë disa ndeshje në një periudhë të shkurtë kohore, mirëpo e kemi besimin në vetvete”, ka deklaruar Fonseca për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Roma triumfon në ndeshjen me shumë gola ndaj Beneventos

Strategu portugez pëlqen futbollin ofensiv, ndërsa në nëntë ndeshjet e kësaj fundjave në kampionatin italian u shënuan 41 gola.

“E kam thënë sezonin e kaluar që Serie A është një ligë mjaft sulmuese dhe nuk është aspak e vërtetë që është defensive… Shumë trajnerë mendojnë në atë mënyrë tash dhe kjo i shërben futbollit”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/