Roma ka pësuar një humbje të rëndë në udhëtim te Sassuolo me rezultat 4:2.
Giallorosët ishin favorit para fillimit të ndeshjes për t’i marrë tri pikët, por vendasit zhvilluan një ndeshje të madhe duke udhëhequr 3:0 pas 45 minutave të para.
Trajneri i Romës, Paulo Fonseca ka thënë se kanë zhvilluar një pjesë të parë të tmerrshme.
“E vërteta është se ne nuk kemi luajtur fare në pjesën e parë, në fakt ka qenë një 45 minutësh i parë i tmerrshëm”.
“Në futbollin e sotëm është e pamundur të fitosh nëse mbrohesh në atë mënyrë, është e vështir të shpjegosh një ndryshim të tillë të kësaj ndeshje dhe asaj me Lazion”, deklaroi trajneri portugez.
Roma me këtë humbje rrezikon ta humbas edhe pozitën e katërt në tabelë nga Atalanta, pasi bergamasët do të luajnë sot në shtëpi ndaj Genoas.
Në javën e 23-të në Serie A, Roma do të kërkojë këndelljen në shtëpi kur e pret Bolognan. /Telegrafi/