Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) bën të ditur se në kuadër të përparimit dhe lehtësimit të komunikimit me të siguruarit, ka mundësuar shërbime elektronike për t’i kryer nevojat ligjore pa shkuar në zyrat e FSSHM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fondi njofton se shërbimi më i shfrytëzuar është verifikimi i ndihmesave ortopedike, e cila është shfrytëzuar nga 31.015 persona. Fondi inkurajon të siguruarit dhe kompanitë dhe të punësuarit shëndetësorë që t’i shfrytëzojnë shërbimet elektronike.
Për ta patur më të qartë procedurën, Fondi ka përgatitur video materiale që mund t’i gjeni në faqen e Fondit./Telegrafi/