Telegrafi

Fondi për sigurim shëndetësor u përgjigjet akuzave të ish-zëdhënësit Dejan Gacov

Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) reagon ashpër ndaj akuzave të ish-zëdhënësit të saj, Dejan Gacov, i cili për Nova Tv deklaroi se ky Fond e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 3.1 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Nuk do të flasim për besueshmërinë e Gacovit, por që nga largimi i tij gna fondi, më 2010, e deri tani, janë bërë hapa të shumtë reformues, që me sa duket, ish-kolegu ynë nuk është në dijeni”, thonë nga FSSH.

Më tej, Fondi thotë se rregullisht bën revizion për ilaçet, siç janë duke e kryer tani për të caktuar çmimet. Më pastaj, Fondi thotë se do të njoftohet opinioni publik me transparencë të plotë për çështjet me radhë.

Fondi i konsideron kontradiktore pohimet e Gacovit, duke shtuar se Fondi nuk jep pulla për ilaçe, tash e gjashtë vite. Fondi sqaron se bashkëpunon me Odën e Farmacistëve për të përgatitur metodologjinë e rritjes ose uljes së kuotave të barnatoreve.

Fondi konsideron se në intervistën e tij, Gacov ka treguar vetëm biseda pazaresh./Telegrafi/

Lexo po ashtu Gacov: Fondi i Sigurimit Shëndetësor e dëmtoi buxhetin e Maqedonisë për 3.1 milionë euro (Video)