Telegrafi

Fondi për shpëtimin e euros është i mjaftueshëm

Shefi i fondit të krizave, Klaus Regling, theksoi se mjetet mjaftojnë edhe për vendet e tjera që eventualisht mund të gjenden në një gjendje emergjente financiare. Ndërsa ministri gjerman i Financave Wolfgang Schauble theksoi se vendi i tij është kundër kërkesave për rritjen e këtij fondi.

“Tregjeve duhet t’u japim shansin që të realizojnë atë që po bëjmë ne. Dhe jo që çdo herë kur marrim ndonjë vendim menjëherë të fillojmë debatet për vendime të tjera. Më pas nuk duhet të befasohemi në qoftë se tregjet financiare nuk e kuptojnë fare se çfarë po bëjmë", theksoi ai.

Sot shefat e sektorëve të ndryshëm financiarë të BE-së do të këshillohen për kushtet e ndihmave për Irlandën në vlerë prej 85 miliardë eurosh. Irlandezët duhet që deri në vitin 2015 të ulin përqindjen e deficitit buxhetor prej 30 për qind, sa është aktualisht, në më pak se tre për qind, sa lejohet me masat e paktit të stabilitetit të euros. Vitin e ardhshëm qeveria në Dublin planifikon të kursejë gjashtë miliardë euro.

Irlanda është vendi i parë i zonës së euros që merr ndihma nga fondi i BE-së dhe FMN-së për shpëtimin e vendeve në krizë financiare, i cili kap shumën prej 750 miliardë euro. /Telegrafi/