Site icon Telegrafi

Fondi për Inovacione ka hapur konkursin e dytë për financimin e propozim projekteve

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ka shpallur konkursin e dytë publike për financimin e projektit. Buxheti i përgjithshëm për thirrjen është 6 milion euro. Me këtë thirrje qeveria siguron deri në 30% deri në maksimum 10 milion denarë, ndërsa pjesën tjetër 70% për kompanitë.

Në periudhën e aplikimit për ndërmarrjet vendase FIZHT do të sigurojë përdorimin e ndihmës këshilluese falas dhe asistencës teknike.

Për më tepër, për të informuar në lidhje me detajet e konkursit, kushtet dhe mundësitë e aplikimit, do të organizohen më shumë seanca informuese në bashkëpunim me Odat Ekonomike dhe organizatat e tjera.

Afati i fundit për të aplikuar për në konkursin publikë është 5 shkurt 2020 (11:59 pasdite). Afati i fundit për dorëzimin e njoftimit të shkurtër është 27 dhjetori 2019 (11:59 e pasdites)./Telegrafi/

Exit mobile version