Site icon Telegrafi

Fondi për Inovacione: 368 kompani kanë hyrë në fazën përfundimtare për të fituar mbështetje financiare

Gjithsej 368 kompani vendase po vazhdojnë në procesin e përzgjedhjes përfundimtare të thirrjes publike për komericalizimin e inovacioneve nga Fondi për Zhvillim Inovativ dhe Teknologjik. Projektet e kompanive që kanë kaluar fazën e para-përzgjedhjes rishikohen nga Komiteti për miratim të investimeve, organ i pavarur i përbërë nga një ekip prej pesë ekspertësh të huaj, të cilët do të marrin vendimin përfundimtar mbi të cilat do të aprovohen projektet.

“Nga 368 kompani, 162 janë mikro, 181 janë të vegjël dhe 25 janë të mesëm. Më shumë se gjysma e kompanive janë të regjistruara në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër janë të shpërndara nëpër 30 komuna në të gjithë vendin, përfshirë Gostivarin, Ohrin, Kumanovën, Sveti Nikollën, Dellçevën, Novosellën, Vallandovën, Kriva Pallankën dhe Vevçanin. Shumica e tyre janë nga industria e IT-së, ndjekur nga sektori i teknologjisë dhe shëndetësisë, industria e tekstilit dhe lëkurës, bujqësia, ndërsa ka edhe propozim projekt për aplikimin e inovacioneve në inxhinieri mekanike dhe turizëm”, thonë nga Fondi për Zhvillim Inovativ dhe Teknologjik.

Vëllimi i përgjithshëm i investimeve të planifikuara në këto kompani është mbi 87 milionë euro, nga të cilat 67 për qind ose mbi 58 milionë euro është kërkuar të marrin pjesë në Fond, ndërsa 33 për qind ose rreth 29 milionë euro janë fonde të veta që aplikantët planifikojnë të investojnë në ekonominë e vendit. Buxheti i parashikuar fillimisht për këtë thirrje publike është pesë milionë euro, me çka shuma e aplikantëve tejkalohet me pothuajse 12 herë./Telegrafi/

Exit mobile version