Telegrafi

Fondi Monetar zhbllokon fondet për 28 vendet më të varfra

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar dhënien e një ndihme tjetër urgjente për 28 vende, mes më të varfrave në botë, për t’u mundësuar lehtësimin e borxhit të tyre dhe për t’i bërë ballë ndikimit të pandemisë COVID-19.

Ky njoftim, që erdhi pas një mase të ngjashme të dekretuar në mes të muajit prill për 25 vende, do të ndihmojë këto vende për të mbuluar rimbursimin e borxhit të tyre ndaj FMN-së për gjashtë muajt e ardhshëm dhe do të lehtësojë burimet e tyre të pakta për përpjekjet për sa i përket urgjencës mjekësore dhe e ndihmës përballë pandemisë, përcjell Telegrafi.

Njëzet e tetë vendet përfituese të kësaj kredie të dytë janë Afganistani, Benini, Burkina Faso, Burundi, Afrika Qendrore, Çadi, Komores, Republika Demokratike e Kongos, Xhibuti, Etiopia, Gambia, Guinea-Bisau, Haiti, Liberia, Madagaskari, Malavi, Mozambiku, Nepali, Nigeria, Ruanda, Sao Tome dhe Principe, Sierra Leone, Ishujt Solomon, Taxhikistani, Tanzania, Togo dhe Jemeni.

Në varësi të disponueshmërisë së mjeteve financiare, shërbimi për lehtësimin e borxhit mund të sigurohet për një periudhë totale prej dy vjetësh, pra deri më 13 prill 2022, e që vlerësohet të jetë 959 milionë dollarë.

Sipas FMN-së, ndihma pritet t’i hap rrugë burimeve të pakta financiare si përpjekje për ta ndihmuar luftimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. /Telegrafi/