Telegrafi

Fondi i Mjedisit nga buxheti i shtetit

Sipas ministrit Mediu, “koordinim më të mirë do të thotë investime të planifikuara më qartë për sa i përket menaxhimit të mbetjeve, trajtimit të ujërave, të çështjeve të tjera mjedisore. Ka nevojë për një fond mjedisor, i cili i jep mundësi për ta parë në një këndvështrim sektorial çështjen e mjedisit, por njëkohësisht angazhon drejtpërdrejt edhe pushtetin lokal nëpërmjet projekteve apo dhe subjekteve të cilat janë të interesuara për të investuar në çështjet mjedisore”.

Vitin e kaluar Bashkimi Europian miratoi një strategji, që zhvillimi i ekonomisë të jetë në pajtim me mjedisin, duke përfshirë nga industria minerare, depozitimin e karbonit në ajër, shfrytëzimin e burimeve natyrore, etj.

Aktualisht, po punohet në drejtim të legjislacionit mjedisor dhe janë në shqyrtim nga komisionet parlamentare drafti i vlerësimit të ndikimit në mjedis, lejeve mjedisore etj./Telegrafi/